Tregu i futbollit ka qenë epiqendra e AC Milan gjatë muajve të verës. Fushata e blerjeve ka marrë notën 10 dhe tani i takon trajnerit Vincenzo Montella të krijojë një skuadër fituese në fushën e lojës.

“E pranoj që kemi marrë futbollistë shumë të aftë, por pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Shpresojmë të ndërtojmë sa më shpejt këtë mozaik. Na duhet edhe një sulmues. Shpresojmë të bëjmë zgjedhjen e duhur.” – tha trajneri kuqezi, gjatë një konference për shtyp në Kinë.

“Objektivi është rikthimi në Champions League. Le të themi se pas 100 ditësh do të shohim punën që kemi bërë.”

Në lidhje me Renato Sanches, një tjetër objektiv i deklaruar i AC Milan, Montella tha: “Gjatë afatit kalimtar ka gjithmonë shumë zëra. Çdo ditë dëgjoj për një futbollist ndryshe. Ne po kërkojmë profile lojtarësh që përshtaten me klubin tonë dhe pasi vlerësojmë aftësitë e tyre zgjedhim çfarë është më e mira për ne.” Ndërkohë, një blerje e madhe mund të konsiderohet Bonucci. “Eshtë një futbollist me shumë ndikim dhe përmirëson cilësinë e ekipit tonë. Krahas tij kanë ardhur edhe shumë të tjerë dhe do të duhet kohë për t’u ambientuar në perfeksion,” – ka shpjeguar Montella.

Më pas, trajneri i Milan, në prag të miqësores kundër Bayern Munih, shtoi: “Për momentin nuk kemi përgatitje fizike si të Bayern, megjithatë është një test shumë i rëndësishëm për javën tjetër kur skuadra duhet të jetë gati për ndeshjen e Europa League. Jemi një ekip në ndërtim e sipër, për ende jo i kompletuar. Flas çdo ditë me drejtuesit që kanë bërë një merkato shumë të mirë. Duhet thënë se shumë lojtarë vijnë nga kampionate të huaj, ndërsa të tjerët janë të rinj. Objektivi është rikthimi në Champions League. Le të themi se pas 100 ditësh do të shohim punën që kemi bërë”.

T mobile In article [4]