Policia Rajonale e Pejës njoftoi me anë të një komunikate se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në një mal afër fshatit Kosuriq.

“Hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës pas një pune intensive operativo-hetimore kanë identifikuar shoqëruar e më pas arrestuar tre personat e dyshuar të mundshmë të veprës së vrasjes”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se të arestuarve me vendim të prokurorit të shtetit u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh për të vazhduar procedurat ndaj tyre. Policia në komunikatë tregon se për të shtëna në një pyll afër fshatit Kosuriq është njoftuar 25 minuta pas mesnate.

Pastaj njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas gjatë kërkimit kanë gjetur trupat e dy vëllezërve të qëlluar me armë zjarri, të cilët kishin vdekur aty. Të vdekurit sipas policisë janë personat me inicialet R. B. Dhe A. B., i pari i lindur në vitin 1989, ndërsa i dyti në vitin 1986. Lajmin për vdekjen e dy vëllezërve e konfirmoi sot për KALLXO.com kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Global