Tre punëtorë u plagosën pasi ranë nga skela duke punuar dje në autostradën Shkup-Kumanovë, në kryqëzimin në fshatin Miladinovci.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”. B.S. (34) nga Tabanoci i Kumanovë, S.V. (48) nga Bilanovci i Kumanovës dhe Z.K (45) nga Çashka e Velesit, të punësuarit kanë punuar si punëtorë në kompaninë “SINTEK-Engineering” nga Shkupi, përcjell TetovaSot. Ata kanë ra nga skela dje rreth orës 08.00. Ata ishin ngjitur në skelet montuese në një lartësi prej rreth 5-6 metra dhe kanë kryer punë ndërtimore, kur njëra lidhëse e skeleve u shkëpur, të punësuarit ranë nga skela.
Nga rënia B.S pësoi dëmtime të rënda fizike, ndërsa S.V dhe Z.K pësuan dëmtime të lehta. Pas ndihmës mjekësore Z.K u lirua nga spitali ndërsa B.S. dhe S.V. janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm./TetovaSot