Të paktën tre persona e kanë humbur jetën gjatë ditës së parë të grevës së opozitës, të orientuar kundër presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, njoftoi sot Zyra e prokurorit shtetëror.

Gjatë trazirave në protestat e vazhdueshme antiqeveritare, që filluan në prill, deri tani e kanë humbur jetën më shumë se 100 persona.

Greva sot hyn në ditën e dytë, ndërsa opozita vendosi barrikada nëpër rrugët e qytetit, me transparenta në të cilat shkruante “Nuk ka më diktaturë!”.

Të dielën duhet të mbahen zgjedhjet për Kuvendin kushtetues të cilin opozita po e bojkoton, duke i llogaritur për gënjeshtër me qëllim që të ndryshojë Kushtetuta dhe të sigurohet shumicë për qeveri e cila nuk ka mbështetje të mjaftueshme tek populli.

Në vend të kësaj, opozita kërkon zgjedhje të lira, duke përfshirë edhe zgjedhje për president të ri të vendit.

Pas protestave disaditore, liderët opozitarë dje filluan grekë kombëtare dyditore në tentim që ta detyrojnë presidentin Nikola Maduron që të heq dorë nga zgjedhjet, ndërsa ai pohon se Kushtetuta e re është mënyra e vetme për tejkalim të tensioneve.

Lideri opozitar, Enrike Kapriles, madje, thotë se imponimi i Kuvendit kushtetues edhe më shumë do ta thellojë krizën.