Armela Hyseni ishte lojtarja më seksi e “Big Brother 9”, e cila pas daljes nga shtëpia, kryesonte me 42.300 ndjekës në Instagram, duke lënë kështu pas Damiano Agalliun, ish-të dashurin dhe partnerin e saj në lojë. E konsideruar “viktima” e lojës së Damianos, pasi për shkak të tij ajo u përjashtua edhe nga gara, Armela nuk e zgjati shumë me djalin e shkathët nga Berati, duke i dhënë kështu fund historisë me të, për të nisur një jetë të re “single” pas famës së menjëhershme në televizion.

E kështu pas ndarjes, modelja 21-vjeçare u rikthye shumë aktive në rrjetet sociale, me foto të nxehta ku ekspozonte linjat me bikini, duke shijuar në maksimum famën jashtë shtëpisë. Si ällim mori surprizën e parë romantike, një buqetë me lule, një kuti në formë zemre me çokollata dhe disa tullumbace, dërguesi i të cilave mbeti anonim. Ishte vetë Armela ajo që menjëherë e shpërndau këtë surprizë të veçantë në rrjetet sociale, ndërkohë që u aludua për nisjen e një historie të re dashurie të saj. Ndërkaq, tre muaj pas ndarjes nga Damiono, duket se gjërat kanë ndryshuar për vajzën, e cila u konsiderua më e bukura e këtij edicioni të “BB”.

Personave afër saj u ka rënë në sy fakti që ajo tashmë shoqërohet netëve me djalin më simpatik të të gjitha edicioneve të kësaj loje, ätuesin e “Big Brother 6”, Anaid Kaloti. Miq të afërm të tyre shprehen se në fakt ata njihen para se Armela të hynte në lojë, por tashmë rastësia ka bërë që ata të afrohen më shumë me njëri-tjetrin.

Kjo foto që ka mbërritur në redaksine e “Panorama” është shkrepur në “Lounge Ebis”, lokali që menaxhohet nga Anaid Kaloti. Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që është Armela ajo që e viziton triumfuesin e “BB” para pak vitesh, duke shkuar pothuaj çdo natë në mbrëmje apo orët e vona për ta takuar apo për të shijuar një gotë në lokalin e tij. Nuk dihet se si do të vazhdojë kjo histori, por mund të konsiderohet një scoop i ri mes historive të ngatërruara si telenovelë e vërtetë mes banorëve të “Big Brother” ndër vite. Armela, e cila është shprehur se në shtator do të jetë pjesë e televizionit si prezantuese e një formati që e ka lënë surprizë, tani po i dedikon kohën e saj kurimit të imazhit.

Pak javë me parë ajo bëri ndërhyrjen e parë estetike në hundë, që dëshmon faktin që ajo përpiqet të arrijë perfeksionin në pamje për të qenë sa e pëlqyer nga publiku, edhe e suksesshme në ekran. Afrimiteti i saj me Anaidin vjen pasi të dy kanë lënë pas historitë e dashurisë që u bënë dikur publike. Në një nga intervistat e saj të fundit, Armela është shprehur se ka parimet e saj në dashuri, për faktin se në një lidhje nuk duron dot neglizhencën dhe moskorrektesën./Panorama/