Ylli i Bayern Munchen, Thomas Muller është kthyer në objektiv për disa klube europiane teksa thashethemet e lidhin të ardhmen e tij larg Allianz Arena.

Tre klubet angleze të Premier League, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool, së bashku me kampionët e Italisë, Juventus, janë të vendosur për të nënshkruar me Muller, nëse ai largohet nga Bayern.

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë spekullimet se me nënshkrimin e James Rodriguez, Bayern do të shesë sulmuesin gjerman.