Elon Musk është një ndër njerëzit më të pasur sot. Deri më sot numërohen disa kompani gjigande nën pronësinë e tij edhe pse është ende në të 40-at.

Ai lansoi kompaninë SpaceX – një kompani private që dridhi industrinë e hapësirës – dhe më 2002 formoi kompaninë Tesla – një kompani automobilësh elektrikë.

Por, manjati Michael Simmons, pasi që hulumtoi jetën dhe ekspertizën e Musk, tha që aftësitë e afrikano-jugorit, ndonëse janë “të pabesueshme”, nuk është se janë të paarritshme.

Ai madje ka nxjerrë 3 këshilla kryesore nga jeta e miliarderit Musk, që duhet ndjekur, nëse duam ta gjejmë rrugën e suksesit:

Fokusohuni në më shumë se një fushë

Mësohuni se si ta transferoni dijen

Eksploroni dhe rikonstruktoni.