Ministri amerikan i Mbrojtjes James Mattis ka miratuar një vonesë gjashtë mujore ndaj një plani të administratës së Obamës për të lejuar ushtarët transvestitë në ushtrinë amerikane.
Politika e re, e cila do t’u mundësojë trupave të ndryshojnë gjininë gjatë shërbimit dhe vendosjen e standardeve për kujdesin mjekësor, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2018.
Zyrtarët e Pentagonit thonë se shërbimet e ndryshme nuk janë në marrëveshje kur të pranojnë rekrutët.
Aktivistët e të drejtave nga ana tjetër kanë thënë se janë të zhgënjyer me vonesën.
“Çdo ditë që kalon pa politikën e vendosur kufizon aftësinë e forcave të armatosura për të rekrutuar më të mirët dhe më të zgjuarit, pavarësisht nga identiteti gjinor”, tha zëdhënësi i fushatës për të drejtat e njeriut Stephen Peters në një deklaratë.
Mattis tha se i duhet më shumë kohë për të marrë një vendim pas konsultimit me zyrtarë të lartë të mbrojtjes, duke shtuar se vonesa ” nuk presupozon në asnjë mënyrë një rezultat”./SYRI.net/