Të dish t’i trajtosh, çfarë është e mirë apo e keqe për ta, do t’ju shërbejë për t’i mbrojtur flokët nga sulmet e ndryshme.

Deti dhe dielli

 Në sasi të arsyeshme, dielli është i rëndësishëm për të gjithë llojet e flokëve. U jep atyre reflekse unike, që shkojnë në mënyrë harmonike edhe me nxirjen e lëkurës. Dielli ndihmon edhe kalciumin për t’u fiksuar përmes vitaminës D dhe aktivizon gjithashtu qarkullimin e mijërave enëve të vogla që furnizojnë me gjak lëkurën e kokës. Me pak fjalë, dielli mundëson rritjen e flokëve më shpejt dhe më fort.

Kujdes me mbidozën

Rrezet infra të kuqe shpesh shkaktojnë formimin e zbokthit. Kjo është e keqja më e vogël sipas Hélène Clauderer, specialiste e flokëve. Sipas mendimit të ekspertes, më serioz dhe madje më i fshehtë është efekti i provokuar nga rrezet diellore, që pas ekspozimit tejet të zgjatur, ngadalësojnë evakuimin e acideve yndyrore në sebum. Sa më pak të trajtuar, aq më shumë flokët do të fillojnë të këputen, madje edhe të bien një javë më vonë.

Çfarë të bëni?

Është fare e thjeshtë: mbulojeni kokën sa herë që qëndroni gjatë në diell, sepse asnjë produkt për flokët nuk është në gjendje të parandalojë problemin.

Pas larjes në det/pishinë, cili është kujdesi parësor për flokët?

Duhet të lahen me ujë, duke përdorur shampon dhe balsam në bazë të llojit të flokut. Nëse floku juaj është i thatë dhe/ose ka tendencë të dobësohet, atëherë është trajtimi plotësues ai me krem zbutës pas larjes.

Lajini flokët në mënyrën e duhur

Mos harroni se nuk duhet t’i lani në ujë shumë të nxehtë dhe nuk duhet t’i shtrydhni ato fortë për të larguar ujin. Idealja do të ishte t’i lani në ujë të ngrohtë ose të ftohtë dhe t’i thani me peshqir. Mos harroni, zgjidhni gjithmonë shampon në bazë të tipit të flokut tuaj.

Hidratimi

Hidratimi është i domosdoshëm për çdo lloj floku. Nuk duhet t’i lyeni, krihni ose t’i prisni flokët pa i bërë hidratimin e duhur.

Global