Jens Gustafsson është i lumtur me fitoren 1:0 ndaj prishtinës, por më shumë me përvojën që kanë përjetuar në Kosovë

Trajneri i Norrkoping, Jens Gustafsson pas ndeshjes më shumë se për rezultatin dhe fitoren ka dashur të flas për mikpritjen e kosovareve.

Ai e pranoi se është shumë i lumtur me fitoren, por tha se kanë përjetuar një eksperiencë të madhe në Kosovë.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe na duhej të luanim me pasime, për të shënuar më pas një gabimi të kundërshtarëve”, tha fillimisht Gustafsson për Supersport.

“Por, më shumë se për ndeshjen dua të flas për atë se si kemi kaluar në Kosovë, ku nuk kemi qenë më parë, ku jemi pritur shumë mirë dhe kemi përjetuar diçka të jashtëzakonshme. Kjo është kryesorja që kemi marrë nga kjo vizitë”

Loading...