Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madridit dhe i kombëtares italiane, Cristian Panuci, sapo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, për të ardhur më pas në Tiranë.
Panuci pritet të firmosë kontratën me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare.
Nesër në orën 11:00 do të bëhet prezantimi i tij si trajner i kuqezinjve.