Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë, ku një avion i vogël rrëzohet dhe dy persona humbasin jetën.

Nga mediat greke mësohet se personat që kanë humbur jetën janë pronari i avionit dhe piloti. Pronari i avionit është një biznesmen 43-vjeçar i njohur në fushën e marketingut dhe kafes.

Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas në orën 20:30. Ishin banorët e zonës ku u rrëzua avioni të cilët ngritën alarmin te autoritetet. Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës. Teksa mbeten mister shkaqet e rrëzimit të avionit.

Global