Një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Uragji të Pukës, dhe vajza që mbeti e pajetë është Diana K.

Prindërit e saj ishin të divorcuar, ndërsa kohët e fundit adoleshentja kishte kaluar në gjendje depresive.

17-vjeçarja jetonte në një shtëpi të madhe por jo me nënën e saj. Në banesë, ajo jetonte me nënën e saj por me dy motrat e tjera, babain e saj, njerkën dhe gjyshërit.

Policia e Pukës ka nisur hetimet për ngjarjen për të zbardhur rrethanat që e shtynë të renë drejt aktit të vetëflijimit.