Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz. Një burrë 55-vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur në pus.

Sipas policisë, rreth orës 16:17, në numrin e Emergjenca 112, ka ardhur një telefontë se në Kamëz, në rrugën e “Varrezave”, ka gjetur vdekjen, brenda në pus një shtetas.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe zjarrëfiksja.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë nga asfiksimi shtetasi:

– V. P., 55 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi i mësipërm kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.