Dy viktima janë gjetur nga policia e Durrësit pasditen e sotme në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Policia njofton se në lagjen Nr.7 është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull. Viktima është i dekompozuar dhe ende nuk është identikuar. Nga këqyrja paraprake, policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe identitetit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Ndërkohë, në lagjen Nr.16 është gjetur i vdekur 39-vjeçari me iniciale B.C, nga Durrësi. Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Po hetohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.