Prindërit e San Antonio nga Teksasi, kanë rrëfyer ngjarjen e djalit të tyre, i cili vrau veten gjatë fundjavës, si pjesë e lojës së çmendur në internet ‘Balena Blu’.

Jorge Gonzales, po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes kur e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave. Afër tij gjendej edhe telefoni i tij, i cili po filmonte gjithë kohës, shkruan Dailymail.

Prindërit, Gonzales dhe Angela besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena Blu”, e cila po shkakton viktima nga e gjithë bota dhe është duke u konsideruar si loja më e rrezikshme e momentit.

Babai i viktimës kishte lexuar një raport në lidhje me këtë lojë, dhe i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë. “Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai.

Isaiah i tha babit të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë por kurrë nuk mund të ishte pjesë e saj.

Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës Blu”, duke e treguar se f undi i saj është vetëvrasja.

Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk u treguan askujt. Pas vdekjes së të birit, familja u bënë thirrje prindërve që të kenë sa më shumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshëm që u mori jetë qindra fëmijëve.