Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur pasditen e sotme në Velipojë, ku një pushues nga Kosova ka humbur jetën duke u mbytur në det.

Ai shpreh ngushëllime dhe bën me faj kryeministrin Edi Rama.

“Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon… Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite. Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin. Turp!”, shprehet Vasili në reagimin e tij.