Tre ish-drejtuesit e kompanisë japoneze së energjisë kanë dalë para gjyqit të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Fukushimës.

Ky është gjyqi i parë penal për tragjedinë e vitit 2011 në uzinën bërthamore.

Shkrirja, e shkaktuar nga një tërmet i cili u pasua nga një tsunami masiv, ishte aksidenti më i keq bërthamor në botë që prej Çernobilit, në vitit 1986.

Të tre miliaderët  kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për neglizhencë profesionale që rezultoi me vdekjen e qindra personave.

Tërmeti dhe tsunami shkaktuan 18.500 viktima dhe të zhdukur, ndërkohë që zona të mëdha kanë mbetur prej vitesh të pabanueshme.

Global