Tre persona nga e njëjta familje kanë humbur jetën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Mediat lokale bëjnë me dije se viktimat janë dy motra dhe një i ri nga Tetova.

Fillimisht, njëra prej viktimave, një 23 vjeçare është mbytur dhe dy të tjerët kanë shkuar për ta ndihmuar e për pasojë kanë humbur jetën edhe vetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur plazhi i Porto Novës.

Viktimat janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Bëhet fjalë për dy viktima të seksit femër dhe një mashkull, përkatësisht 23, 35 dhe një 30 vjeçar nga Tetova.

Trupat e tre personave të pajetë janë nxjerrë nga uji.

Viktimat janë transportuar për në morgun e Vlorës për të kryer procedurat ligjore.

T mobile In article [4]

Ende nuk dihet identiteti i viktimave.

Më herët gjatë ditës, një fëmijë 14 vjeçar është mbytur në det. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Shkolla e Marinës në Vlorë.

Ka arritur në 6 numri i viktimave në Vlorë përgjatë këtij sezoni turistik.