Fundjava ka rikthyer kaosin në rrugët e qytetit të Shkodrës.

Dita e diel ka nisur me një super trafik ne qytetin e Shkodrës. Turistë të shumtë, por edhe pushues vendas që zgjedhin Shkodrën për të kaluar fundjavën kanë bërë që trafiku të rëndohet ndjeshëm.

Autokolona e makinave nisi përtej harkut të Berdicës dhe përfundon në hyrje Xhabije. Janë rreth  3 kilometër me mjete shqiptare, Kosovës, por edhe shteteve europiane.

Policia është në rrugë për të normalizuar këtë trafik të renduar, por edhe për të orientuar shoferët me qellim shmangien e aksidenteve. Për qytetarët që duhet të kalojnë përmes këtij trafiku të rënduar është shqetësues duke patur parasysh edhe temperaturat e larta.

Ajo që nevojitet dhe është përfolur prej kohesh është zgjerimi i urës së Bahçallëkut për t’i dhënë frymëmarrje qytetit përsa i përket lëvizjes kryesisht në muajt e verës kur fluksi i mjeteve është shumë më i madh.

T mobile In article [4]

Po ashtu radhë të stërgjata ka patur edhe në rrugën e Velipojës si destinacion kryesisht i shkodranëve për fundjavë.

Global