Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ka qenë i vështirë gjatë ditës së sotme, për shkak të trafikut shumë të rënduar.

Tek mbikalimi i Vorës, shihet qartë se  rreth mesditës qarkullimi në njërën prej korsive të autostradës, kur shkon për në Durrës është pothuajse i pamundur.

Makina të tëra janë rreshtuar njëra pas tjetrës duke ecur me shpejtësi minimale. Qytetarëve që kanë lëvizur nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas u është dashur më shumë kohë se zakonisht për të përshkuar këtë aks.

Por më e keqe duket situata në rrugën nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas. Trafiku ka mbërritur në 7 kilometra dhe njerëzit kanë dalë nga makinat, duke e bërë situatë kaotike.

Trafiku i rënduar mund të ketë ardhur si pasojë e dyndjes së banorëve të kryeqytetit, por jo vetëm, në qytetin bregdetar gjatë fundjavës.