Drejtësia italiane ka dhënë dënimet për 6 anëtarë të bandës shqiptare që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra të lehtë.

Dënimet

Elizer Ahmetaj 8 vite e 4 muaj

Arshi Ahmetaj 8 vite

Xhesjan Ahmetaj 7 vite e 2 muaj

T mobile In article [4]

Artion Lamaj 8 vite

Bukurosh Keshilli 7 vite

Virgion Imeraj 6 vite e 10 muaj

Avioni i cili mbërriti në territorin italian ishte matrikuluar në Ukrainë. Më pas, e kishin cmontuar dhe e kishin transportuar në Itali në rrugë tokësore dhe e kishin fshehur në një kampanon agrikulture në Cesena.

Avioni nuk është sinjalizuar nga pikat e kontrollit. Ky lloj avioni ishte i padiktuar nga radarët.

Sipas mediave italiane, ata transportonin nga Shqipëria drejt Italisë sasi të konsiderueshme marijuane e cila shpërndahej në tregun italian.

Banda përbëhej nga 6 shqiptarë e mësipërm të cilët u arrestuan në gusht të 2015 teksa po uleshin me avion në zonën Ostuni në Pulia.

Policia kishte kohë që kish rënë në gjurmët e trafikantëve. Gjatë arrestimit bandës iu sekuestruan rreth 130 kg marijuanë. Gjatë operacionit ‘Free Flight’ i cili zgjati 6 muaj janë arrestuar edhe persona të tjerë pjesëtarë të klanit të shqiptarëve si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të marijuanës.

Gjatë operacioneve karabinierët e Brindizi kanë bashkëpunuar edhe me autoritetet shqiptare ku edhe në Vlorë janë arrestuar 6 persona.