Policia e Durrësit ka sekuestruar sot një sasi prej 6.5 kg drogë të dyshuar si kanabis sativa.

Policia bën me dije se droha është gjetur në një autobus që po pritej të ngarkohej për të shkuar drejt Italisë.

Menjëherë pas zbulimit të sasisë së drogës, Policia arrestoi drejtuesin e autobusit, shtetasin Fatbardh Kokomeci, 54 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 6.5 kg Marijuanë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi I mjetit.

Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëvenarkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit, shtetasi:

• Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 08.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, me drejtues shtetasin F.Kokomeci, pas nje analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet lëndë narkotikeMarijuanë.

Në pjesën e pasme të autobuzit, pas sedileve të fundit u gjetën dhe sekuestruan:

• 5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a, 22 të Kodit Penal. /albeu.com/