Sëmundja e zemrës nga e cila vuan Toto Riina e “ekspozon vazhdimisht” nga “vdekja e papritur”. Ky është raporti mjekësor i bërë i ditur në gjykatë.  

Toto Riina ka “aftësinë e plotë të kuptuarit dhe të dëshirës” dhe atë të “qëndruarit në gjyq”.

Kështu kanë vendosur gjykatësit në Milano të Italisë, duke hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për pezullimin e procesit gjyqësor, në të cilin ish mafiozi është akuzuar për kërcënime të drejtorit të burgut të Operës, raportojnë sot mediat lokale.

Gjykata e Lartë ka theksuar se në raportin mjekësor të Parmës thuhet se bosi është “vigjilent” dhe “bashkëpunues”. Sëmundja e zemrës nga e cila vuan Riina e “ekspozon vazhdimisht” nga “vdekja e papritur”. Kështu lexohet në raportin e spitalit të Parmës, e cila është depozituar në proces.

Në fakt, më 27 qershor, gjyqtarët e kësaj çështjeje me kryesur Martorelli-n, kishin vendosur që burgu i Parmës (Riina është nën regjim në burg), të transmetonte në Gjykatën e Milanos gjithë kujdesin, përveç kartelave klinike të shëndetit, edhe një relacion të shkurtër ndaj “aftësisë të tij për të gjykuar”.

Më pas, ky raport nënshkruhet edhe nga primari i ambulancës Michele Riva, në të cilin flitet pikërisht për “rrezikun për një vdekje të papritur”. Ndërsa sot, mbrojtësit e Riina-s kanë insistuar në pezullimin e procesit të Milanos për shkak të “pamundësisë për të qëndruar në gjykim”. “Nuk kupton asgjë dhe ne nuk kuptojmë çfarë ai thotë”, ka shpjeguar gjyqtari Perlino.

Muajin e shkuar, Gjykata e Lartë në Itali pranoi për herë të parë kërkesën e palës mbrojtëse të ish kreut të Cosa Nostra-s, tashmë 87 vjeç për shtyrje të dënimit ose konvertim, për ta kryer në banesë. Tashmë, vendimi final për të lënë të lirë ish “kokën” e Cosa Nostra-s i takon Gjykatës së  mbikëqyrjes në Bologna.

Toto Riina ishte bosi i mafias siçiliane. Ai është përgjegjës i shumë krimeve në Siçili e Itali. Madje njihet për vrasjen e krerëve të policës antidrogë të Italisë si Giovani Fallcone dhe Paulo Borsellino në vitin 1992.

Gjithashtu njihet edhe për vrasjen e gjeneralit të karabinierëve Carlo Alberto Dalla Chiesa në vitin 1982, dhe për shumë krime te ndryshme si kontrabandim me armë, drogë, trafikim të qenieve njerëzore dhe krime të ndryshme dhe për eliminimin e ish-partnerëve të tij në krim për të arritur fuqi në mafian siciliane, Cosa Nostra.