Ish-kryeparlamentarja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka sulmuar Lulzim Bashën për mënyrën e drejtimit të partisë dhe futjen në të të oligarkëve.

E ftuar në studion e ABC News, Jozena Topalli akuzoi Bashën se në mëngjes sulmon oligarkët kurse në darkë është bashkë me ta.

“Në PD jo vetëm muajin e fundit, por në fakt prej disa kohësh ka një përpjekje të vazhdueshme të grupeve oligarke që të sjellin njerëzit e tyre në radhët e Partisë Demokratike. Z.Basha është i rremë edhe kur sulmon oligarkët. Nëse në mëngjes sulmon oligarkët, në darkë ai është me oligarkët”, tha Topalli. /tvklan.al