Duket sikur “Njeriu merimangë” ka ardhur në Shqipëri, ose më saktë, ai është mes nesh.

Një djalë i ka tmerruar të gjithë mbrëmjen e sotme në universitetin e Politeknikut në kryeqytet.

Ai ngjitet pa frikë deri në majë të universitetit, duke lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit dhe duke i mbajtur “të mbërthyer” pas tij, për të parë se çfarë do të bëjë.

Djali duket se ka dashur të tregojë aftësinë e tij për t’u ngjitur në lartësi të ndërtesave, pa iu dridhur qerpiku dhe duke ua bërë njerëzve të qartë se “Spidermenat” shqiptarë ekzistojnë e janë për t’ua pasur frikën.

Ndaj, kujdes qytetarë! Nëse ky ju vjen në shtëpi, mund ‘tju bëjë gjëmën.

T mobile In article [4]

Në lidhje me identitetin e djalit nuk dihet asgjë, videoja është filmuar nga qytetarë të pranishëm që e kanë raportuar për JOQ.al. Ajo që mund të shikohet është se ai duket të jetë në një moshë mjaft të vogël.

Për më shumë shikoni videon: