Brenda një harku kohor prej 3-ditësh dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve.

Rasti më i fundit është i një 73-vjeçari nga Njësia Administrative Kalis, i cili sapo ka shkuar për të vaditur tokën është sulmuar nga ariu.

Djali i tij, Sulltan Bodini rrëfen për Channel One ngjarjen dhe i bën apel institucioneve që të ndërhyjnë, pasi kafshët e egra po rrezikojnë jetën e tyre.

Global

Pacienti ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku mjekët thonë se si pasojë e sulmit, 73-vjeçari ka humbur njërin sy, ndërkohë që pasoja të rënda ka edhe në  pjesën e kokës dhe fytyrës.

Vetëm një ditë më parë Channel One solli rastin e Fasli Karaxhës, i cili ishte sulmuar nga ariu dhe kishte pësuar dënime në gjymtyrët e sipërme.

T mobile In article [4]

Banorët i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjnë për rrezikun që iu kanoset, pasi me moratoriumin e gjuetisë ata nuk mund ti vrasin kafshë të tilla.