Ngjarjet e rënda që vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorës duket se nuk kanë fund.
Pasi ditën e djeshme 4 të rinj humbën jetën në det, sot vjen një tjetër tragjedi.
Policia bën me dije se ai është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 17:10 në lagjen “Lirimi” të qytetit.
Policia thotë se “viktima është shtetasi me inicilae N.H. Në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave./Gazeta Express