Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, sërish me viktima. Bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur në Gjirokastër.

Siç bën të ditur policia lokale, aksidenti me pasojë vdekjen e një 87-vjeçari ka ndodhur mes fshatrave Derviçan dhe Goranxi.

I moshuari i identifikuar si Andon Qurku ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Shoferi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia po e kërkon.