Një vajzë shtatzënë në Tiranë, ka tentuar që t’i japë fund jetës një ditë më parë. Ngjarja është shënuar në zonën e Linzës në periferi të Tiranës.

24-vjeçarja R.M., për shkak të ngarkesës emocionale pasi ishte shtatzënë, njofton policia, ka konsumuar një sasi detergjenti.

E reja u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë si ajo dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.