Tirana shlyen borxhet e së shkuarës dhe hedh bazat për të ardhmen, duke blinduar lojtarët me eksperiencë në funksion të ngjitjes sa më parë në Kategorinë Superiore.

Bashkia e Tiranës ka paguar rreth 100 milionë lekë rrogat e prapambetura të Erando Karabecit dhe Ilion Likës që i përkasin sezonit 2011-2012, duke u çliruar nga një barrë e rëndë që e ka dëmtuar shumë klubin bardheblu, sidomos me pezullimin e merkatos dimërore që i hoqi mundësinë skuadrës kryeqytetase të përforcohej me një element shumë cilësor si Elis Bakaj.

Portieri Ilion Lika sipas supersport ka firmosur kontratën e re me kohëzgjatje 2-vjeçare, ndërsa Erando Karabeci pritet të që hënën të hedhë të njëjtin hap, duke nënshkruar për 3 sezone.