Thirrjes së klubit për të mbushur shkallët e stadiumit në çdo ndeshje të sezonit të ri, tifozët e Milanit iu përgjigjën me një fluks të madh kërkesash në selinë e kuqezinjve dhe në portalin zyrtar.

Entuziazmi dhe adrenalina e grupimeve të mbështetësve favorizuar nga merkatoja e fuqishme e pronarëve kinezë po reflektohet edhe në kërkesën për të patur një vend fiks të paktën në ndeshjet e skuadrës në “San Siro”.

Radha në selinë e klubit kuqezi dëshmonte dëshirën madhe për të parë në fushë pas një muaji Bonuccin dhe blerjet e reja. Ata tifozët të Milan që zgjodhën rrugën online për një abonim sezonal, nuk e patën më të lehtë pasi kishte probleme edhe në rrjet.

Ndërkohë sipas Top Channel, vazhdon të shtohet numri i biletave të shitura për kthimin e ndeshjes Milan-Craiova të vlefshme për raundin e tretë të Europa League.

Të paktën 56 mijë të pranishëm do të jenë në impiantin “San Siro”, një e dhënë impresionuese duke konsideruar mesin e verës dhe rëndësinë e vogël të takimit për kuqezinjtë e trajnerit Montella.

Loading...
Global