Ismail Morina, i njohur si “Ballisti” dhe për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd në nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.

Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi.

Siç dihet, prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

Pak minuta më parë newsport.al njofton se tifogrupi “Illyrian Elite” ka publikuar një lajmërim në faqen zyrtare, ku paralajmërojnë protest masive para Kryeministrisë ditën e nesërme, ku njofton të gjithë pa dallim tifogrupi të mblidhen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ismail Morinës.