Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Konventa është planifikuar të nisë në orën 18:00 e në të do të marrin pjesë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga kreu i kësaj partie.