Vapa bëhet edhe më e bezdisshme kur mungon uji, siç po ndodh aktualisht në shumë fshatra.

Kyçjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit kanë bërë që një pjesë e madhe e fshatrave dhe disa lagje të qytetit të Prizrenit të ngelin pa ujë këtyre ditëve.

Edhe liqeni në Vërmicë, është tharë.

Temperaturat e larta kanë përfshirë tërë vendin, po qyteti i Prizrenit është më i nxehti këtyre ditëve. E kur gjithçka përvëlon , freskia dikur kërkohej në Liqenin e Vërmicës. Por këtu gjithçka ka ndryshuar. Disa përrocka dhe bari i harlizur ka zënë vendin e ujit që një vit më parë ishte bukuria e kësaj zone.

Kjo gjendje në liqe nuk mbahet mend nga banorët e Vërmicës.

Temperaturave të larta nuk po i rezistojnë zonat rurale. Banorët e Zhurit për gati një muaj po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.