Në këto momente është duke u zhvilluar një takim mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli si dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Takimi është duke u zhvilluar në një prej restoranteve në Prishtinë, ndërsa nuk dihen temat e këtij takimi, ndonëse mund të jenë të ndërlidhura me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, shkruan koha.net.