Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Mehmedi me rastin e vdekjes së gazetarit dhe publicistit, Qani Mehmedi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi. Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare. Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi