Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është plotësisht e orientuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe NATO.

Për këtë ai ka shkruar në Facebook se duhet vendosmëri dhe lidership për të shtyrë agjendën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në këto dy institucione.

“Kurrë më shumë se tani ka nevojë për vendosmëri, guxim, vizion dhe lidership për të shtyrë agjendën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në BE dhe NATO. Kosova është plotësisht e orientuar dhe me kohë ka pranuar dhe punon për të avancuar vlerat perëndimore civilizuese”, ka shkruar Thaçi.

“Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO nuk ka asnjë alternativë tjetër”.