Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se do të respektojë në plotëni Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për mandatarin e krijimit të qeverisë së re.

Thaçi në intervistën dhënë për emisionin Argumet Plus, thotë se koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve ia ka  konfirmuar  se i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe se institucionet e vendit do të konstituphen në afat rekord.

“Do të respektoj Kushtetutën në plotni. PAN është fitues e ka mandatarin. Koalicioni PAN më ka konfirmuar se i ka numrat për krijimin e qeverisë”, thotë Thaçi.

“Presidenti nuk do të veprojë kokë në vete në kuadër të ndonjë preference”, tha Thaçi