Ulje e shpenzimeve joproduktive dhe sigurim i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re është qëllimi i ribalancit të propozuar të Buxhetit për vitin 2017 për të cilin prej sot filloi debati në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

Duke elaboruar propozimin e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski tha se kur bëhet fjalë për ribalanc ka kufizime dhe se opsioni vetëm i shëndetshëm ka qenë që të zvogëlohen shpenzimet joproduktive siç janë udhëtimet zyrtare, reklamimi dhe prezantimet ekonomike, që, siç tha, kjo siguroi hapësirë për buxhetim të masave të reja për mbështetje të qytetarëve dhe firmave si janë rroga minimale, zgjidhja për të falimentuerit, mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bujqit, heqjen e taksës radiodifuzive dhe ngjashëm.

Theksoi se deri në fund të javës Ministria e Financave do të dalë me të dhëna sa arrijnë detyrimet e skaduara e të papaguara nga pushteti paraprak dhe se momentalisht arrihet marrëveshje për projektin me Bankën Botërore për “pastrim” të detyrimeve të këtilla.

Në fjalimin para anëtarëve të Komisionit theksoi se detyrimet e ndërmarra, e të papaguara në të kaluarën në Ministrinë e Punëve të Brendshme arrijnë 424 milionë denarë, ndërsa në financim të veprimtarive nga fusha e kulturës 2,4 miliardë denarë.

Lidhur me realizimet në gjashtë muaj e parë të vitit theksoi se të ardhurat e përgjithshme realizohen në vlerë prej 86,4 miliardë denarë që paraqet 46 për qind në raport me të planifikuarat për vitin 2017. Të ardhurat tatimore në gjashtë muajt e parë janë realizuar në nivel prej 51,3 miliardë denarë, respektivisht shënojnë realizim prej 47 përqindëve në raport me planin për gjithë vitin. Në strukturën e të ardhurave të papaguara tatimore dominojnë të ardhurat në bazë të tatimit të vlerës së shtuar me pjesëmarrje prej 45,6 për qind ose 23,4 miliardë denarë. Të ardhurat nga kontributet sociale janë realizuar në vlerë prej 25,5 miliardë denarëve, që paraqet 49 për qind në krahasim me vlerën e planifikuar vjetore.

Shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në periudhën janar-qershor të vitit 2017 janë realizuar në vlerë prej 94,6 miliard denarë, me ç’rast shpenzimet vijuese arrinin 85,9 miliardë denarë.

“Shpenzimet kapitale seriozisht kanë dështuar në gjysmën e parë të këtij viti. Ato realizohen në vlerë prej 8,7 miliardë denarë ose vetëm 32 për qind në krahasim me buxhetin e planifikuar vjetor”, tha ministri

Ai theksoi se me ribalancin e buxhetit janë rishqyrtuar për 1,5 për qind më poshtë, respektivisht 2,87 miliardë denarë.

Zvogëlim serioz është bërë tek mallrat dhe shërbimet e dedikuara, të cilat janë shkurtuar për 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin inicial me buxhetin. “Nga ky paragraf, sqaroi janë bërë shkurtime të të gjitha shpenzimeve joproduktive të Qeverisë dhe institucioneve të dedikuara për udhëtime, reprezentime, promovime ekonomike dhe reklamime.

Shpenzimet rrugore janë zvogëluar për 122 milionë denarë, ndërsa të dalat tjera vijuese për 258 milionë denarë. Shërbimet e kontraktuara janë zvogëluar për 932 milionë denarë, nëse shikohen pa shërbime shëndetësore përmes Fondit për Shëndetësi.

Sipas ministrit shembulli më i mirë për marrje të komoditetit të bartësve të pushtetit është bërë me të dalat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Mallrat dhe shërbimet, tha, të këtij institucioni zvogëlohen nga inicialisht të projektuarat 792 milionë denarë të shpenzohen për fushata, emitime dhe riemitime të spoteve reklamuese jashtë vendit, si dhe për shpërndarje selektive të organizatave të caktuara civile.

Me ribalancin janë planifikuar 23,4 miliardë denarë për të dalura kapitale, për shkak të nivelit  të ulët të realizimit  në gjashtë muajt e parë të vitit (8,7 miliardë denarë). Është realizuar zvogëlim tek projektet të cilët kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit të aktiviteteve në gjysmën e parë të vitit. Por megjithatë, niveli i planifikuar i të dalurave kapitale me ribalancin, konsdieorn ministri, është e rëndësishme nëse krahasohet me realizimin në katër vitet e fundit, e cila asnjëherë nuk ka tejkaluar 19 miliardë denarë.

Me ribalancim mjete shtesë janë paraparë prej 1,2 miliardë denarë në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor për shkak të pagesës së pandërprerë të pensioneve dhe shpenzimeve tranzicione për shtyllën e dytë pensionale, 200 milionë për pagesë në kohë të të gjithë të drejtave të garantuara sociale të popullatës dhe 600 milionë denarë për Fondin për Sigurim Shëndetësor për përforcim dhe për përmirësim të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve.

Ribalanci siguron edhe mjete për masa dhe aktivitete të reja të Qeverisë të cilat janë në drejtim të mbështetjes së drejtpërdrejt të punëtorëve dhe qytetarëve për përmirësim të standardit të tyre jetësor, si dhe mbështetje të ndërmarrjeve vendore.

“Janë siguruar mjete për subvencionim të pagës minimale, me qëllim që ajo të rritet në 12.000 denarë nga shtatori. Me këtë masë parashikohet mbështetje për punëdhënësit në vlerë prej 70 për qind nga rritja e nevojshme e bruto pagës. Për masat dhe politikat aktive për mbështetje të punësimit në sektorin privat, me ribalancin në mënyrë plotësuese të alocuara 112 milionë denarë dhe ato do të jenë 667 milionë denarë. Për krahasim realizimi i tyre në vitin 2016 është 366 milionë denarë, ndërsa në vitin 2015 është 3766 milionë denarë. Me rreth 135 miliardë denarë do të sigurohet mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të Grinfild investimeve vendore. Për mbështetje të turizmit vendor 60 milionë denarë përmes subvencionimit të punonjësve me të ardhura të ulëta, si dhe zgjidhje të punonjësve nga firmat e falimentuara nga ndërmarrjet të cilat deri tani nuk janë përfshirë me vendimet ekzistuese ligjore.

Është paraparë edhe subvencionim i Radio Televizionit të Maqedonisë me heqjen e taksës radiodifuzive dhe lirimin e qytetarëve nga kjo taksë publike dhe 500 milionë denarë janë të dedikuara për mbështetje në tërheqjen e donacioneve nga IPA programi për intensifikim të aktiviteteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian në periudhën parainkuadruese.

Rritja e ekonomisë me ribalancimin është reviduar në 2,2 për qind për sivjet, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 2,9 për qind nga BPV-ja.

Ministri tha se pagesa e borxhit është 18.35 miliardë denarë në vitin 2017 dhe në pajtueshmëri të kësaj nevoja për financim është 36,92 miliardë denarë.

Ai shpjegoi se financimi i deficitit buxhetor dhe pagesa e borxhit do të sigurohet përmes detyrimit në tregun vendor të letrave me vlerë, linja kreditore të dedikuara për financim të disa projekteve si dhe nga depoziti të transferuar nga viti i kaluar, por në kuadër të buxhetit është paraparë edhe mundësi për detyrimin e huaj.

Ministri theksoi se nëse do të realizohet do të varet nga lëvizja e normave të interesit në tregun ndërkombëtar të kapitalit dhe mundësia që që tregu vendor i letrave me vlerë tërësisht t’u përgjigjet nevojave për financim.

“Një pjesë e mjeteve nga detyrimi i mundur vendor dhe i huaj do të shfrytëzohen për financim të nevojave gjatë vitit 2017, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohen për pagesë së këstit të parë të kredisë për financim buxhetor në vlerë prej 95 milionë euro, i firmosur në vitin 2013 i skadon afati më 29 janar të vitit 2018”, tha ministri i Financave.

Debati për ribalancin e propozuar sipas Rregullores së Kuvendit në Komision mund të zgjasë 10 ditë pune.

Pas fjalimit të ministrit, Kërsto Mukoski nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi një orë pauzë për shqyrtim të ekspozesë.