Euroambasadori Samuel Zhbogar sot do të inspektojë sesi po implementohen disa projekte të financuara nga BE-së në fshatrat Zhelinë dhe Bërvenicë të Tetovës në kuadër të fushatës ‘BE për ty”.

Zhbogar së bashku me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi do ta vizitojnë stacionin e pompës në Zhelinë me të cilën duhet të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë në komunë e cila është bashkëfinancuar nga BE-ja, ndërsa  me kryetarin e Bërvenicës Enver Pajaziti, do të bëjë kontroll në rrugën lokale Miletino-Çellopek, e cila po rikonstruohet me grant nga BE-ja dhe në ndërtimin e shkollës së re fillore në Gurgurnicë.