Në rrethrrotullim në rrugën “Marshal Tito” dhe “Jane Sandanski” në Tetovë, dje rreth orës 16 orë deri më tani nga një mjet i panjohur është goditur 56-vjeçari K.K këmbësorë nga fshati Jancishtë, ku më pas mjeti ka ikur nga vendi i aksidenti.

Me lëndime të lehta, këmbësori është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku I është dhënë ndihma mjekësore dhe është liruar nga spitali.

Pas inspektimit do të sqarohen të gjitha detajet lidhur me këtë aksident dhe policia punon në zbulimin shoferit dhe automjetit./TetovaSot/