I humburi i moshës 80-vjeçare nga Tetova, Aqif Abdullahu sot është gjetur i vdekur në një kanal në fushat e fshatit Bërvenicës, njofton TetovaSot.

Këtë informacion për TetovaSot e ka konfirmuar edhe komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti.

“Personi i denoncuar si i zhdukur para 10 ditëve sot e nxorrëm të vdekur nga një kanal në fushat e Bërvenicës, dhe me leje të Prokurorit Publike dhe policisë dhe familjarëve të të ndjerit e dërguam në Spital për procedura të mëtutjeshme”, theksoi për TetovaSot, komandanti i NJTKZ, Uka Aliti.

Ndryshe i ndjeri Aqif Abdullahu ishte larguar nga shtëpia e tij në Çarshi të Epërme më datë 01.07./TetovaSot/