Në Qendrën Klinike në Tetovë dje është pranuar një person i plagosur me një plagë me armë zjarri nga një plumb qor në shpatullën e djathtë.
Policia thekson se P.Z. (60) nga fshati Saraçinë duke punuar në oborr, ndjeu dhimbje në shpatullën e djathtë, pa dëgjuar më parë për të shtëna nga armë zjarri, përcjell TetovaSot.
Në Qendrën Klinike asaj i është dhënë ndihmë mjekësore, dhe plumbi u hoq dhe u dërgua për analiza./TetovaSot