Tre të rinj  janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor. Të gjithë viktimat të rinj.

Gazetari Enrik Mehmeti ka arritur të jetë në vendin e ngjarjes në momentet e para duke zbardhur dhe tragjedinë.

Sipas tij, kanë qenë 4 të rinj në plazh. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete. Motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia për t’i ardhur në ndihmë.

Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.

T mobile In article [4]

E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut. Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditur nga policia.

Janë identifikuar dy vajzat dhe një djalë, të cilët u mbytën pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës.

Viktimat janë:

1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

3. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia e Vlorës.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

Global