Tetë persona e humbën jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar sot gjatë zjarrit në një fabrikë të vogël për prodhim të ëmbëlsirave në një paralagje të kryeqytetit vietnamez Hanoi.
Një përfaqësues i autoriteteve lokale informuan se pas shpërthimit të zjarrit disa të punësuar mbetën të ngujuar në repartin e fabrikës.
Gjatë shpërthimit të zjarrit në fabrikë ndodheshin 20 punëtorë.
Shkaqet për zjarrin tani për tani nuk dihen.