Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjithsej tetë aksidente trafiku. Në njërën prej tyre një këmbësor ka marrë lëndime të lehta trupore, në tre janë lënduar tre persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Policia rrugore dje ka sanksionuar katër shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi mbi të lejuarën, 19 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, gjashtë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 11 shoferë të cilët gjatë drejtimit t automjetit nuk janë lidhur e rripin e sigurisë. Janë takuar 47 automjete të parkuara keq.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 57 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.