Një tërmet prej tre ose katër gradë të shkallës Macrosizmike evropiane është regjistruar sot në ora 12:44 në zonën me epiqendër Shkupin, informoi Observatori Sizmologjik i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, përcjell TetovaSot.

Epiqendra e tërmetit ndodhet pesë kilometra në perëndim të zonës qendrore të Shkupit.

Tërmeti u ndje nga qytetarët e Shkupit, kryesisht në pjesën perëndimore të qytetit./TetovaSot/