Një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 gradë, sipas informatave fillestare është ndjerë në rajonin e Ohrit sonte në ora 20:03.

Ky është tërmeti i 11 gjatë ditës së sotme pas tërmetit të madh me 5 gradë, që ndodhi në ora 13:08, njofton TetovaSot

Tërmeti i fundit me magnitudë 3.9 gradë me epiqendër ishte 10 kilometra në veri-perëndim të Resnjës, në një thellësi prej 2 km, sipas të dhënave paraprake.

 

Comments are closed.