Seri tërmetesh që dridhen për javë rajonin e Ohrit dhe epiqendra është pak kilometra nga i vetmi vullkan aktiv në Ballkan në Kosel, nga tërmete janë hapur disa vrima të reja, përcjell TetovaSot.
Vrimat e reja janë të dukshme ku shihen në vendin ku për shekuj me radhë ka pasur vullkan. Siç mësohet janë paraqitur 6 vrima të reja, ku 4 prej tyre kanë qenë më të vjetra. Sot gjatë vizitës së disa personave në Kosel thuhet se ndihet era e përforëcuar e squfurit.
Ndryshe sot një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur para pak minutash rajonin e Ohrit. Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe zonat përreth. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel me një thellësi prej 2 km. Në rajoni i Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se 800 tërmete./TetovaSot/